Ish kryeministri Sali Berisha thotë se respekton me rigorozitet masat nda koronavirusit. Ai bën me dije se del në verandë dhe bën kutonë tij prej 10 mijë hapash në ditë. “Burri s’ duhet të jetë kurrë pishman me vdek”, ajo nuk është karshillëk ndaj vdekjes por është esencë e asaj që të gjithë jemi vdekatarë. Unë nuk kam frikë, por respektoj me rigorozitet të madh karantinën për tu mbrojtur nga një armik i egër”, tha Berisha në një lidhje në Skype në “Zonë e Lirë”.

Më tej ish kryeministri ka theksuar se që prej 7 shkurtit ka bërë me qindra deklarata që qeveria të merrte masat e nevojshme ndaj koronavitusit. “Unë ato i kam publike të githa deklaratat e mia dhe konstatoj se në vend që të merreshin parasysh në atë kohë kur janë thënë janë hedhur në kosh dhe në fakt ecuaria do ishte krejt tjetër.

Kam kërkuar të krijohet qendra e karantinës, të importohen sasi të mëdha vasksh, respiratorë, testesh. E kam bërë në atë kohë kur Rama thoshte jam i përgatitur për gjithcka dhe ishte i përgatitur për asgjë”, tha Berisha.