Mes Timo Werner dhe Lautaro Martinez, Barcelona ka zgjedhur të parin. Megjithëse, argjentinasi ishte në krye të listës së dëshirave të klubit katalunjas dhe i rekomanduari i Leo Messi, transferimi i tij ishte shumë i vështirë, do të kërkonte shpenzim të madh energjie dhe me shumë mundësi dështimi. Për këtë arsye, mediat pranë Barcelonës bëjnë të ditur se objektivi kryesor në merkato është Timo Werner.
Madje, sipas të përditëshmes “El Mundo Deportivo”, drejtuesit “blaugrana” kanë vendosur kontaktet e para me sulmuesin e kombëtares gjermane, që ka vendosurtë largohet nga Leipzig. Duke qëndruar në raportimet e mediave shumë pranë klubit katalunjas, ky i fundit po punon edhe për të forcuar mesin e fushës. Miralem Pjanic ka hyrë në orbitën e kampionëve spanjollë dhe për të arritur te boshnjaku, Juventusit i është propozuar një shkëmbim me mesfushorin brazilian Arthur.
Hi Res 12ae470564b4273156e1f6b5a4ee9c18 Crop North Scaled
Një tjetër opsion është talenti italian, Sandro Tonali. Në listën e klubeve më të mëdhenj të Serie A, Barcelona ka ndërhyrë bindshëm, duke ofruar 60 milion euro për futbollistin e Brescia.