Pandemia lidhur me koronavirusin e ri ka shkaktuar të paktën 177 822 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.Më shumë se 2 571 880 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.
Mes këtyre rasteve të paktën 583 000 konsiderohen sot të shëruar.SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 45 075 vdekje për 825 306 raste. Të paktën 75 673 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 24 648 të vdekur për 183 957 raste, Spanja me 21 717 të vdekur për 208 389 raste, Franca me 20 796 të vdekur për 158 050 raste dhe Britania e Madhe me 17 337 të vdekur për 129 044 raste.Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 788 raste, 30 raste të reja të martën dhe të mërkurën, mes të cilëve 4 632 të vdekur dhe 77 151 të shëruar.
Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 110 522 të vdekur për 1 248 469 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 46 985 të vdekur për 863 728 raste, Azia 7 372 të vdekur për 176 914 raste, Lindja e Mesme 5 886 të vdekur për 134 870 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 5 767 të vdekur për 115 347 raste, Afrika 1 195 të vdekur për 24 611 raste dhe Oqeania 95 të vdekur për 7 942 raste.