Në orën 20:00, Presidenti Francez Emmanuel Macron do të flasë për mediat lidhur me pandeminë e koronavirusit.Kjo qasje vjen në një periudhë kur numri i rasteve nga koronavirusi po bie. Të dielën, vdekjet në spital ranë dhe, për të katërtën ditë me radhë, numri i pacientëve në kujdes intensiv ra.Sipas zyrtarëve francezë, kjo ka erdhur falë bllokimt kombëtar të vendosur nga Presidenti Macron më 17 mars, teksa pritet të vazhdojë deri në 15 prill.
Ndërkohë një burim i Elysées Palace i tha agjencisë së lajmeve AFP se Macron mund ta zgjasë atë të paktën në mesin e majit.Data duhet të jetë “mjaft larg, kështu që të gjithë e kuptojnë përpjekjen që duhet ende bërë, por duhet të shohim se si do të duket Franca më pas”, shtoi burimi./bota.al/