A mund të përcaktojë shenja e horoskopit të ardhmen tonë? A varet suksesi jonë financiar pikërisht nga kjo gjë? Kjo nuk mund të thuhet me siguri, por një studim ka zbuluar se cilës shenje horoskopi i përkasin njerëzit më të pasur në botë.Në studim u morën në analizë 4 mijë personat më të pasur në listat e ‘Forbes’ dhe rezultoi që ndër ta një shenjë horoskopi ishte më e zakonshme. 25 miliarderët në botë i përkisnin shenjës së luanit. Luanët mendohet se janë të lindur për t’u bërë lider.
Ata janë inteligjent, intelektualë dhe kanë një personalitet të fortë. Gjithashtu janë shumë kreativë dhe me shumë vetëbesim.UK Domain, ka publikuar studimin të bazuar në listat e Forbes, sipas të cilit shenja e horoskopit që ka më shumë shanse për të bërë para është Peshorja.Duke shfrytëzuar listën e Forbes, studimi nxorri në pah se të dytët pas Peshores, renditen Peshqit, të ndjekur nga Gaforrja, Demi dhe Luani.
Peshorja marrëdhëniet me paratë i kanë shumë mirë sepse synojnë drejt perfeksionizmit, ndërsa pas çdo debati apo gabimi, reflektojnë dhe përpiqen të nxjerrin një mësim.Studimi i atribuon Peshores, një sërë cilësish shumë të rëndësishme në biznes, por i vë theksin ekuilibrit perfekt që kjo shenjë zodiaku ka. Peshorja cilësohet si një shenjë e arsyeshme, por e sjellshme, e qetë dhe me këmbë në tokë.