Një numër i lartë banoresh te New Yorkut kontaktoi dje autoritetet e shëndetit të qytetit, për shkak të frikës se ata kishin gëlltitur zbardhues ose pastrues të tjerë familjarë, në 18 orët që pasuan pretendimin fals të presidentit Trump, se injektimi i produkteve të tilla mund të kuronte koronavirusin, mësoi Daily News.
Qendra e Kontrollit të Helmeve, një nëndegë e Departamentit të Shëndetit të qytetit, menaxhoi gjithsej 30 raste të ekspozimit të mundshëm ndaj dezinfektantëve, ndërmjet orës 9 të mëngjesit te enjten dhe ores 3 pasdite, tha te premten një zëdhënës i Qendres. Askush nga personat ne fjale nuk vdiq ose kërkoi shtrimin në spital, tha zëdhënësi.
Por krahasuar me vitin e kaluar, numri i çështjeve ishte dukshem me i larte. Sipas të dhënave të marra nga The News, Qendra e Kontrollit të Helmeve trajtoi vetëm 13 raste të ngjashme në të njëjtën periudhë 18-orëshe, vitin e kaluar.
Për më tepër, nga rastet e raportuara ndërmjet ditës së enjte dhe të premte, nëntë ishin konkretisht në lidhje me ekspozimin e mundshëm ndaj Lysol. Dhjetë ishin në lidhje me zbardhuesit dhe 11 për pastruesit e shtëpive në përgjithësi, tha zëdhënësi.
Marre nga Nydailynews.com