Ditën e djeshme në medien rozë u bë i njohur emri i djalit që i kishte rr ëmbyer zemrën, këngëtares me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi. Përveç emrit, dhe faktit që jeton në Gjermani, nuk u zbulua dot asnjë detaj më shumë për Xhuljo Tabakun.
Mirëpo, Prive.al sjell ka zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes së këngëtares me bukuroshin Xhuljo Tabaku, të cilin Fifi prej kohësh e kishte cilësuar si dashurinë e jetës së saj, duke na dhënë vetem shkronjën e parë “Xh”.
Tashmë u njohëm me djalin simpatik, me të cilin Fifi ka më shumë se një vit lidhje. Një foto e publikuar e Xhulio Tabakut, me këmishë të bardhë, dhe gotë vere, tashmë është përhapur me shpejtësi në rrjet.
Filloreta Raçi është përfolur gjatë për jetën e saj personale. Fillimisht u dyshua për një lidhje me kantautorin e mirënjohur, Flori Mumajesi, por më pas, ishte vetë këngëtarja që hodhi poshtë çdo thashethem, duke thënë se dashuria e jetës së saj fillon me shkronjën “Xh”. Ajo ka arritur të mbajë të fshehtë historinë e saj me Xhuljo Tabakun, për më shumë se një vit.