Në emisionin “Shqipëria Live” me anë të një lidhjeje direkte ishte i ftuar Bashkim Abdulli. Bashkimi, është babai i mjekut të Urgjencës së Tiranës, Adi Abdulli. Adi, sot mbushte 26 vjeç, por kjo ditëlindje atë e gjeti në shërbim. Për të suprizuar të birin, Bashkimi së bashku me disa miq të Adit, shkuan në spitalin ku punon mjeku dhe i dhuruan një tortë. Adi u duk shumë i emocionuar nga kjo surprizë, sepse këtë vit për shkak dhe të situatës së krijuar nga pandeima e koronavirusit, nuk kishe menduar ta festonte.
Sakaq, mjeku dha dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Historia na ka mësuar që kur shqiptarët bëhen bashkë”, thotë Adi “nuk ka asgjë që e mposht”.
“Me thënë të vërtetën jam pa fjalë. Jam i emocionuar. Nuk e prisja një surprizë të tillë. Prisja një ditë të zakonshme dhe urimet mendoja se do t’i merrja vetëm nga telefoni. Do të doja që të falenderoja të gjithë kolegët e mi, të cilët këto ditë janë në krye të detyrës për t’i ofruar njerëzve siguri, shpresë dhe qetësi. Ditëlindja është një ditë e veçantë. Plani i parë ishte puna dhe më pas të takoja disa kolegë, aq sa më lejohej. Ju faleminderit shumë, jam njeriu më me fat në botë që kam miq dhe kolegë që më duan. E di që është situatë e vështirë, kini durim, bashkëpunim dhe bashkëpunim, dëgjoni këshillat e mjekëve. Historia ka treguar që kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka asgjë që i mposht. Do të jetë gjithmonë në mendjen time ky moment”, u shpreh mjek Adi.