I ashtëquajturi “Doktor vdekja”, për shkak të panikut që vijon të përhapë qysh prej ditës një të pandemisë në vend, ka vijuar sërish publikimin e shifrave të rreme me qëllim shkaktimin e pasigurisë në vend.
Sali Berisha, pas postimit se i kishte rraportuar varrëmihësi dixhital dhe funerali dixhital, sot ka dalë me pretendimin se në vend ai ka numëruar 62 viktima nga Covid 19 dhe se gjashtë persona kanë vdekur këto tre ditët e fundit.
Ai pretendon se përmes numërimit që ka bërë ai personalisht nga shtëpia, shifrat e vdekshmërisë vërtetojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me qasjen ndaj pandemisë.
“Gjashte te semure vdesin tre ditet e fundit me covid19!
Arrin ne mbi 62 numri i vdekjeve ne spital dhe ne shtepi nga covid 19!
Miq, gjashte te semure me covid19 vdesin 3 ditet e fundit, nga te cilet 5 ne spital, te gjithe te pa regjistruar si te vdekur ne covid.
Kjo sepse dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19. I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri.
Keshtu me vdekjet spitalore dhe jo spitalore por ne shtepi, me rastin e raportuar dje nga media, i cili vdiq ne mengjes ne Spital por qe Ndrikull Hajnia me urdher te kryepeidemiologut xhahil te Surrelit u mbajti fshehur, siç ka mbajtur nje seri rastesh te tjera ne Shqiperi, arrin ne se paku 62 numri i te vdekurve me covid 19!
Ju uroj sherim te semureve por denoncoj gjithashtu shifrat e larta te vdekshmerise, deshmi e nje deshtimi te plote ne qendrimin ndaj epidemise! sb”, shkruan Berisha sikur të flasë për vititn 1997 ku vdekjet bëheshin në rrethana të errëta dhe familjarët s’kishin ku flisnin. (TemA)