Ndërsa ishte live në një intervistë me “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama ka treguar një vepër shumë interesante të punuar nga djali i tij i vogël, Zaho.
Punimin e Zahos, Rama kishte zgjedhur që ta vendoste në zyrën e tij, ku nga ana tjetër qëndronte një vazo e punuar prej tij, të cilën tha se ia kishte dhuruar bashkëshortes.
“Në të djathtën time është një vazo që e kam krijuar me duart e mija dhe ia kam dhuruar gjysmës sime më të mirë, dhe nga krahu tjetër është Kuasimodo që e ka bërë Zaho”.
Rama tha se ai e ka bërë plotësisht vetë dhe pa asnjë ndihmë.
“Ka qenë me mua një ditë atje dhe e bëri”, u shpreh Rama.