Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.
Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë.
Ky është grupi i dytë i ekipit mjekësor që shkon në Itali. Më parë drejt Italisë për të luftuar Covid-19 shkuan edhe 30 mjekë dhe infermierë të tjerë.