Sapo është mbyllur mbledhja mes pjesëtarëve të Federatës Italiane të Futbollit mbi emergjencën e koronavirusit. Presidenti i organit më të lartë drejtues të futbollit, Gabriele Gravina – sipas asaj që ka mësuar prestigjozja ANSA – do të firmosë një dekret lirues që do të zgjatet deri në datën 2 gusht si afati final për të mbyllur sezonin 2019-2020, që deri tani ishte vendosur deri më 30 qershor.
Kjo sigurisht duke pritur vendimin e qeverisë dhe si pasojë edhe udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s. UEFA ka dëshirë që sezoni të mbyllet sidomos në pesë ligat më të forta, që kanë edhe prodhim më të madh ekonomik.