Gazetari i portalit të djalit të Sali Berishës ka reaguar kundër Presidentit Ilir Meta, menjëherë sapo ai deklaroi se kishte dekretuar Kodin Penal që forconte masat ndaj shkelësve të karantinës.
I pozicionuar afër PD, gazetari Bledian Koka thotë se presidenti pranoi se privimi i të drejtave të sxhqiptarëve në bazë të konventave ndërkombëtare nuk është aspak shqetësim për të.
Madje i kujton dhe mbështetjen për tubimin e dy marsit, teksa thotë se në pranverën e tij me Ramën kreu i shtetit pajtohet me serialin e ndryshimeve penale që jep më shumë burg.
Statusi i gazetarit:
Bravo Presidenti i Shqiperise!
Sapo pranoi qe privimi i te drejtave te shqiptareve ne baze te te drejtave te njeriut nuk eshte aspak shqetesim per te se sipas tij kjo eshte nje praktike qe njihet. Pra Zoti President nuk e ka problem qe shqiptareve nuk iu lejohet te protestohet deri ne nje njoftim te dyte nga Surreli. Fundja pse jo, atehere kur iu nevojiten atij i mblodhi shqiptaret edhe pse dihej mire qe ne vend kishte pllakosur Covidi, vetem se nuk ishte shpallur. Ne pranveren e tij me Edi Ramen, Meta pajtohet edhe me serialin e ndryshimeve penale qe jep me shume burg per shqiptaret sipas shembelltyres se Covidit te Surrelit…
p.s…Ilir Meta sapo u pajtua me cmendurine e Edi Rames per ti mohuar shqiptareve keto dy te drejta:
ARTIKULLI 8
E drejta për respekt ndaj jetës private dhe familjare 1. Gjithkush ka të drejtë të respektohet për jetën e tij private dhe familjare, shtëpinë e tij dhe letërkëmbimin e tij. 2. Nuk do të ketë ndërhyrje nga një autoritet publik në ushtrimin e kësaj të drejte, përveç rasteve kur është në përputhje me ligjin dhe është e domosdoshme në një shoqëri demokratike për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sigurisë publike ose mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit dhe të normave, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
ARTIKULLI 11
Liria e tubimit dhe e shoqatave 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes paqësore dhe lirisë së shoqërimit me të tjerët, përfshirë të drejtën për të formuar dhe për t’u bashkuar me sindikatat për mbrojtjen e interesave të tij. 2. Asnjë kufizim nuk do të vendoset në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare …/TEMA