Përderisa numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të rritet në botë, organizata dhe ekspertë të ndryshëm vazhdojnë të japin këshilla se si duhet të sillemi në raport me situatën.

Përveç këshillave se si të sillemi në raport me njerëzit që na rrethojnë, kanë dalë edhe këshilla se si duhet të “mbrohemi” edhe nga objektet.

Në këtë drejtim, BBC, ka sjellë disa këshilla të Dr. Lena Ciric, një mikrobiologe nga University College London.

Sipas Ciric, ju mund të pastroni në mënyrë efektive telefonin tuaj duke përdorur sapun shtëpiak dhe ujë.

Megjithatë, Dr. Ciric është e gatshme të tregojë se ky pastrim nuk është një gjë që duhet të ndodhë vetëm një herë sepse pajisjet fillojnë të marrin mikrobet posa të përdoren nga pronarët e tyre.

Kështu, një mënyrë e mirë për të ngadalësuar “bartjen” e mikrobeve, padyshim që është larja e duarve.