Në këto ditë të vështira karantine, Ajtanga Lubonja vijon të bëjë thirrje për ndihmë duke treguar se gjendet në kushte të vështira mbijetese.

Ish e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur apelon ndaj institucioneve që t’i vinë në ndihmë.

Mes të tjerash, 70 vjeçarja rrëfen edhe një ngjarje se si ish deputetja Mesila Doda për ta nxjerrë në Facebook dhe për ta shfrytëzuar politikisht i kishte çuar në shtëpi dy sapunë, një shishe vaj, një pako sheqer dhe dy pako makarona.

Duke treguar se si thirrjet e saj të vazhdueshme janë shfrytëzuar politikisht, ajo apelon që mos bëhet politikë me njerëzit në nevojë duke i fotografuar kur i japin një pako ushqimore.

Ajo thotë se nuk mund t’i preket njerëzve dinjiteti në këtë mënyrë për disa like në rrjetet sociale.

Më poshtë po përcjellim reagimin e saj të plotë:

“Te therras”urrraaa””! Me sollen ushqime sot nga PDIU,ne emrin e Mersila Dodes!

Ju falenderoj,Mersila qe je kujtuar per mua,po me vjen shume keq…ri edhe une njihemi mire,si te duket…une e persekutuara politike,me nje stazh pune 40 vjecare,luftetare e pa epur e demokracisepa bere kompromise duke shkuar sa ne nje parti ne tjetren….te perfundoj keshtu!?

E pa strehe,ne nj varferi te tejskajshme, e semure me zemer,tension me diabet te renduar (me 4 insulina,me shkon diabeti 500 e ca)

E cmund te me beje mua ca miell,makarona e vaj…apo per mbijetese)!?

Po ndiqlni politike te gabuar politikane!

Vertet ne pensionistet duhet te vdesim,po une dua te vdes me dinjitet,te na jepet ajo cfare na takon,jo meshire dhe statistika(qe mbulojne fitimet tuaja)!

Mjafte me poshtersi ne kurriz te popullit!!!”, shkruan ish e përndjekura.

Ndërkohë, të shumta janë edhe komentet mbështetëse për Lubonjën duke dënuar gjestin propagandistik të Dodës.

E njohur edhe si kushërira e analistit Fatos Lubonja, ajo ka qenë mësuese dhe gazetare deri në momentin kur u cilësua si “armike e popullit” dhe “mike e borgjezëve” gjatë diktaturës. (TemA)