832 të moshuar kanë përfituar barnat në banesë gjatë 24 orëve të fundit.
Shifrat janë bërë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor po kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia.
Sipas saj, që prej kufizimit të lëvizjes si pasojë e COVID-19, 36 382 të moshuar të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë.
“Infermierët dhe e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia. 832 të moshuar kanë përfituar barnat në banesë gjatë 24 orëve të fundit. Që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e COVID-19, 36 382 të moshuar të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë”, – tha Manastirliu. z.tosku