Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, vazhdon t’iu hakërrehet qytetarëve.

Ai thotë se ata janë bërë zengjinë e bëjnë sehir se si Rama abuzon me lirinë që i është dhënë.

“Katastrofa social-ekonomike është tek dera!

Ditën kur të të prekë në shpatull… “butësisht”, do të të thonë “e ke nga Zoti, jo nga robi” !

Atë ditë, do kuptosh nga kush e ke…

Dhe e kam me ty që je bërë zengjin për shkak të LIRISË e që rrije indiferent kur LIRIA shitej e blihej si prostitutë në semafor…

Ti ke ç’humbet, se të tjerët i zhveshi ndërkohë që ti bëje sehir”, shkruan Strazimiri.

(TemA)