Diego Maradona është një nga futbollistët më të mirë ndonjëherë, sipas gjyqtarit meksikan Edgardo Codesal.
Sidoqoftë, ky arbitër, i cili gjykoi finalen e Kupës së Botës 1990, atë mes Gjermanisë dhe Argjentinës (1-0), nuk ka mendimin të mirë për legjendën argjentinase si njeri, shkruan Marca.
“Unë mund t’i tregoja kartonin e kuq, sepse ai kurrë nuk e kuptonte disiplinën. Kur ndëshkova Pedro Monzon, Maradona më bërtiti dhe klithi për ‘grabitje të armatosur të FIFA-s.” Unë mund t’i tregoja kartonin e kuq në atë moment… Ai është një nga njerëzit më të këqij”, tha Codesal.
Ky gjyqtar zbulon se Maradona mund të ishte përjashtuar që para se të fillonte ndeshja.
“Nëse unë do t’i kisha qëndruar strikt rregullores, do ta kisha përjashtuar që para ndeshjes, pasi ai po fyente tërë stadiumin. Unë po përpiqesha ta qetësoja dhe t’i shpjegoja se ishte futbollist. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por këtë nuk e kuptonte”, shtoi ai.
Prapëseprapë, ish-gjyqtari e vlerëson Maradonën si lojtar.
Si lojtar ai ka respektin dhe admirimin tim të plotë,” tha Codesal.