Në Korenë e Jugut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 91 persona, pasi e kishin kaluar më parë këtë virus.

Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se “virusi mund të jetë riaktivizuar”.

Epidemiologët koreano-jugorë po mundohen të gjejnë shkakun e rikthimit të Covid-19, me Kim Woo-joo, profesor i sëmundjeve infektive, që theksoi se numri 91 me siguri që do të rritet.

Advertise For Free
Advertise Your Products and Services Free of Charge!

Gjithashtu, epidemiologët mendojnë se virusi mund të qëndrojë i fjetur në qelizat e njeriut dhe me shumë mundësi nuk ka fuqinë që të infektojë të tjerë.