Një mësuese shqiptare banuese në Itali ka humbur jetën nga koronavirusi.
Ajo mësohet se është Shpresa Reçi (Allkanjari)dhe ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 69 vjeçare në qytetin Lodi në afërsi të Milano.
Gruaja mësohet se ka vdekur në spitalin e këtij qyteti. Ajo kishte emigruar nga Golemi i Kavajës në vitin 2000.
Në gjendje të rëndë shëndetësore mësohet se ndodhet edhe bashkëshorti i saj. Gruaja la pas bashkëshortin dhe 3 fëmijët.