Italia ka regjistruar 333 viktima nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.
Shifrat e orëve të fundit tregojnë se totali i jetëve të humbura në Itali ka arritur në 26,977.
Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 1,739 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 2.324 raste, siç njofton Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 199.414, shkruan javanews.al
Listës së të shëruarve i janë shtuar 3.504 të tjerë duke e çuar në 66.624 totalin e të shëruarve në Itali.