Në kryeqytetin britanik vazhdon djegia e antenave të rrjetit 5G. Sot në mëngjes është djegur një tjetër antenë pasi shumë njerëz janë të bindur se ato forcojnë imunitetin e koronavirusit që po infektonë gjithë botën.DIsa ditë më parë ishte djegur antenna e telefonisë celulare e cila i shërbente spitalit të urgjencës në Birmingham.
Teza fillimisht e përhapur gjerësisht në mediat sociale duket se në Britaninë e Madhe ka pushtuar mendjet e shumë njerëzve. Ndjekësit e kësaj teorie të cuditëshme komploti besojnë se rrezatimi i emetuar prej këtyre antenave dobëson ndjeshëm sistemin imunitar të njëriut, pengon kalimin e oksigjenit në mushkëri.Ka edhe njerëz që besojnë se koronavirusi është një shpikje e qeverivë më të fuqishme në botë për të fshehur sëmundjet e tjera që sipas tyre janë pasojë e rrjetit 5G.
Në Britaninë e Madhe një ndër mbështëtësit kryesor të këtyre teorive konspirative është Amanda Holden, drejtuese e një shoë talentesh, apo edhe Eamonn Holmes, prezantues i programit të mëngjesit në ITV.