Një 29-vjeçar, pozitiv me COVID-19, që është duke u trajtuar në Spitalin Universitar Samson Assuta Ashdod ka kaluar nga gjendja shumë serioze, në të qëndrueshme, pasi ka marrë doza të shumta të plazmës nga një tjetër person i shëruar nga virusi vdekjeprurës. “Të premten u gjet një dhurues i përshtatshëm, një banor i Jeruzalemit” shpjegoi drejtori i përgjithshëm i MDA, Eli Bin.
MDA e solli atë në një ambulancë në qendrën e saj të shërbimit të gjakut. Një ekip special po e priste atë dhe transferoi njësitë e plazmës në laboratorë për të bërë të gjitha testet e kërkuara dhe t’i përgatiste ato për transfuzion. Pastaj, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njësitë e gjakut iu dorëzuan në Assuta dhe u dhanë pacientit.
29-vjeçari është ndër pacientët më të rinj në gjendje të rëndë në vend. Pacienti i parë që u shërua nga koronavirusi dhuroi plazma më 1 prill, sipas Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të gjakut të MDA-së Prof. Eilat Shinar. Që atëherë, rreth gjashtë pacientë të tjerë kanë bërë dhurime dhe, në dy ditët e fundit, njësitë plazmatike u janë ofruar tre spitaleve të ndryshme. Një 60-vjeçar është duke u trajtuar në Qendrën Mjekësore Yitzhak Shamir në Be’er Ya’acov, i cili gjithashtu kohët e fundit mori plazma dhe situata e tij është përmirësuar./BW