Një shkencëtar që ka përdorur laboratorin e tij veterinar, i cili kryesisht përdor testimin e salmonit për të testuar njerëzit për koronavirus, shihet si heroi i Ishujve Faroe në kontrollin me kohë të përhapjes së infeksionit.
Përkatësisht, kjo krahinë autonome daneze me një popullsi prej 50,000 banore nuk ka vdekje nga koronavirusi, ndërsa pjesa tjetër e Evropës po lufton me epidemine.
Arkipelagu, i vendosur në mes të Atlantikut të Veriut, midis Skocisë, Norvegjisë dhe Islandës së ftohtë, aktualisht ka vetëm një pacient të shtruar në spital me COVID-19, dhe qëndron në Evropë pa vdekje fare. Gjithsej 184 njerëz u infektuan atje.
Të mërkurën, kryeministri Bárður á Steig Nielsen njoftoi se do të hapte kopshtet dhe çerdhet me 20 prill, e po ashtu edhe shkollat fillore. Do ketë rifillim mësimi dhe për disa nivele të shkollave të mesme, ndërkohë që do rikthehen ngjarjet sportive, por pa spektatorë.
Suksesi i qasjes së tyre i atribuohet parashikimeve të hershme të shkencëtarëve veterinarë, si Debes Christianen, kreu i Laboratorit Kombëtar të Referencave për Peshq dhe Sëmundje të Kafshëve, në kryeqytetin Tórshavn.
Në janar, Christianen paralajmëroi qeverinë e Rajonit Autonom të Mbretërisë së Danimarkës që ata duhet të përgatiten për përhapjen e mundshme të epidemisë nga Kina.
Laboratori i tij, i cili kryesisht përdor salmon për të testuar infeksione virale, ishte përshtatur për testimin e njeriut; ai thjesht duhej të blinte një material shtesë për testimin e koronavirusit.
Testimi masiv i salmonit në ujëra u krye në Ishujt Faroe pas shpërthimit të një virus tek ky peshk në vitit 2001.
Sipas të dhënave zyrtare, 10 përqind e tërë popullsisë Faroe, rreth 50,000 njerëz, janë testuar për koronavirus. Për më tepër, Ishujt Faroe testuan përqindjen më të madhe të popullsisë së saj nga çdo vend ose territor autonom në botë.