Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka deklaruar në një intervistë për Abc Neës se arsyeja pse vendet e mëdha janë më të prekurat nga koronavirusi është modeli i spitaleve dhe përqëndrimi tek sëmundja dhe jo tek shëndeti.Ai tha se vendet më pak të zhvilluara kanë një model të vjetër shëndetësor, të paorientuar nga kirurgjia plastike.

“Ajo që kam vënë re është se vendet e zhvilluara janë edhe vendet më të prekura. Mendoj se ka të bëjë me modelin e spitaleve. Vendet e pasura kanë pasur mundësi të paguajë dhe janë orientuar nga kirurgjitë dhe janë larguar nga sëmundjet e territorit. Kjo është e para them unë, fokusi tek sëmundja por jo tek shëndeti. Ne pamë që sëmundja është komunitare. Mjekët e familjes në këtë vend janë një lloj portieri.

Vendet më pak të zhvilluara kanë ende një lloj trashëgimie nga modeli i vjetër shëndetësor”, tha Beqja. Beqja gjithashtu tha se një tjetër arsye është edhe situata politike e vendeve dhe lidershipi duke hequr paralelizma mes SHBA një vend me një president që nuk mbështetet masivisht tek populli dhe Gjermanisë me në krye një kancelare me pushtet tashmë të konsoliduar.

“Vendet e G-7, Itali Lombardia është goditur më shumë, dhe New Yorku. Mendoj se mund të ketë të bëjë edhe situata politike e këtyre vendeve. Gjermania ka një sistem politik më të konsoliduar. Në Amerikë, ardhja e Trump e ka bërë jeta e amerikanëve shumë më partizane. Po ashtu edhe në vendet e tjera mesazhi politik nuk ka qenë i unifikuar. Unë besoj se virusi ka qenë njësoj agresiv. Shqipërinë e dimë shumë mirë çfarë takatesh ka vendi ynë. Në Shqipëri nga rasti i parë deri në marrjen e masave ka kaluar vetëm një orë. Italia u vonua shumë. Gurvenatorët demokratë në Amerikë e kanë lexuar ndryshe presidentin Trump. Në Milano, Conte e mbylli, por milanezët dolën.

Ne jemi sot i gjithë njerëzimi përpara një trileme, ekonomia, individi dhe liritë. SHBA kanë zgjedhjet në nëntor. Nëse Trump ka miliona të papunë ka hallin pragmatik. Në Shqipëri unë nuk shqetësohem për atë që ndodh në vend, sa për atë që ndodh në kufij. Nëse mendojmë se po e shtrëngojmë ekonominë duhen të kemi parasysh se nëse hapim shërbimet do shpenzojmë kursimet dhe në vjeshtë nuk kemi më asgjë”, u shpreh Beqja.