Nga Ilir Metaj

Gjithe ky ekzaltim i zi. Gjithe kjo kenaqesi e pështirë.

Lart e poshte neper tv, portale, gazeta, fb… cfare ka bërê vaki ?!

Mjeket dhe infermieret shqiptare qe mbaruan misionin ne Itali, paskan festuar naten e fundit me kenge e birra ne dhomat e tyre te hotelit.

Per kete qenkan gjobitur nga policia italiane…

Dhe shipot ketu, nga ata me gjak korbi neper vena, po orgazmohen duke shperndare lajmin,të zgerdhirë nga kenaqesia.

Po pse ky ekzaltim, more ditëzinj?!

Mjeket dhe infermieret tane, luftuan dhe fituan nje beteje me vdekjen, ne nder te gjithe shqiptareve.

Në emer te jetes dhe te shpreses, ketej e andej kufirit.

Festuan me birra?

Gezuar qofshi o yje!

Festuan ne dhomat e tyre?

Shume te vogla ato dhoma, per zemrat e gjithe shqiptareve qe kishin me vete.
Gabuan?

Edhe nêse po, ishte nje gabim shume i bukur per te mos u bere!

Ishin ekipi yne kombetar ne nje ndeshje te veshtire.

Dhe ne duhet ti mbajme mend, pikerisht per ate, qe ne fund te fundit ka me shume rendesi sesa penalltia e gabuar ne fundin e ndeshjes: ata fituan!

Dhe ne bashke me ta!

Uroj fort, qe seicili prej tyre te dekorohet me titullin e nderit qe do i takonte kujtdo ushtaraku qe mbaron me sukses misionin e luftes!

Zoti President, beni gati dekoratat!

Jane 90 heronj.