Bota u tregua e papërgatitur nga përhapja e koronavirusit, pavarësisht fuqisë ekonomike dhe ekselencës së strukturave mjekësore. Por disa vende kanë qenë shembuj në parandalimin e koronavirusit, duke i dhënë njerëzimit disa leksione që mund të jenë shumë të vlefshme në të ardhmen.
Shembulli i Tajvanit
Tajvani ishte një nga shtetet më të afërta në linjë ajore me Wuhanin, nga ku gjithçka filloi. Fillimisht ishulli regjistroi përhapjen më të madhe të epidemisë përtej Kinës, por më pas shifrat ndalën plotësisht. Sot Tajvani ka vetëm 390 raste totale dhe 6 të vdekur, dhe asnjë rast të ri. Si ia arriti?
Ishte i përgatitur. Tajvani kishte kaluar në 2003 epideminë e SARS, e përafërt me koronavirusin e ri, dhe kishte plane të detajuara mbi karantinimin e personave dhe distancimin social, si dhe përdorimin e maskave. Qendra Kombëtare që koordinon masat kundër epidemisë u ngrit fuqiplotë një ditë para se të zbulohej rasti i parë në vend.
Ishte i shpejtë. Tajvani filloi kontrollin e temperaturës dhe pneumonisë e të gjithë pasagjerëve që vinin nga zona e Wuhanit vetëm pak ditë pasi autoritetet kineze zbuluan rastet e para të koronavirusit.
Zbatoi karantinën. Testimet në ishull ishin masive, dhe personat e infektuara si dhe të afërmit e tyre jo vetëm zbatuan rreptësishtë karantinën, por ishin të monitoruar nga disa aplikacione, ku popullsia njoftohej nëse një person i infektuar braktiste zonën e karantinës.
Shembulli i Islandës
Islanda ka patur 1700 raste infeksioni, dhe 8 të vdekur. Mund të ishin më shumë, po mos të kishin marrë disa masa paraprake. Pjesa më e madhe e popullsisë, pati mundësi të bëj testin, duke kufizuar së tepërmi zonat kritike në ishullin verior.
Ishte agresive. Masat në vend nuk ishin tepër kufizuese, dhe njerëzit ende mund të mblidhen deri në 20 persona, duke mbajtur distancën e duhur. Shkollat fillore janë ende hapur, duke lehtësuar jetën e punëtorëve. Por strategjia islandeze mbështetej tej reagimi agresiv në rast identifikimi të rasteve, me personat që izoloheshin menjëherë, duke u mbështetur tek policia për të identifikuar çdo kontakt të të infektuarve me të afërmit. Në këtë mënyrë Islanda zbuloi se rreth 50% i të infektuarve ishin asimptomatikë, një dhënë e rëndësishme që ndërgjegjësoi vendet e tjera mbi rrezikun e pandemisë.
Shembulli i Koresë së Veriut
Korea e Veriut deklaroi rasti e saj të parë të njëjtën ditë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe. Ndërkohë që në këto vende tashmë të infektuarit maten me qindra mijëra, në shtetin aziatik rastet e reja mbeten më pak se 30 çdo ditë.
Bëri testime me metoda të reja. Testimet masive të kryera në popullatë u mundësuan edhe nga metoda të reja, si ato të disa “postblloqeve”, ku personat që kalonin me makinë mund të kryenin në siguri totale testimin.
Mësoi nga kaluara. Korea e Jugut kishte kaluar dy epidemi të frikshme në vitet e mëparshme, si ajo e SARS në 2003 dhe MERS në 2015, ku qindra persona kishin humbur jetën. Kjo mundësoi një koordinim të shkëlqyer midis qeverisë qendrore dhe atyre vendore, dhe një përgatitje psikologjike nga ana e popullsisë.
Përdori teknologjinë. Korea e Jugut është një nga vendet më të teknologjik në botë. Të rinjtë bashkëjetojnë me aplikacionet më të avancuara, dhe nuk kishin problem t’ i përdornin për të evidentuar personat e infektuar, ose sinjalizuar shkelje të masave.
Shembulli i Gjermanisë
Gjermania duket rast i veçantë. Vendi europian ka një numër të madh të infektuarish, i pesti në botë me 135 mijë persona, por një vdekshmëri shumë të ulët, “vetëm” 3800. Arsyet kanë të bëjnë më së shumti me infrastrukturën e saj.
Kishte infektuar më të rinj. Gjermania, në ndryshim me vende si Italia, Franca dhe Spanja, nuk pati një përhapje të gjerë të infeksionit tek të moshuarit. Mesatarja e moshës të infektuarve është në fashën 35-59, ndërkohë që në Itali i afrohet 80 viteve. Kushteve të mira në azilet dhe spitalet është një faktor, por elementi kyç ka të bëj me dimensionin e kapacitetit të institucioneve shëndetësore.
Ka një kapacitet shtretërish të madh. Sipas autoriteteve gjermane, në pikun e tij vendi do të ketë nevojë për 12 mijë shtretër për pacientët me koronavirus. Por ndërkohë, vendi disponon plot 147 mijë të tillë. Një siguri në mundësitë e tyre, që ka bërë diferencën për gjermanët.(A2)