Dy pacientëve të parë britanikë u është injektuar ajo që shpresohet të jetë vaksina kundër koronavirusit. Vaksina është zhvilluar nga universiteti i Oksfordit, dhe u shpall disa ditë më parë nga autoritetet britanike, të cilat janë optimiste për rezultatet, por vetëm sot filloi testimi i vërtetë.

Rreth 800 persona do t’i nënshtrohen testimit, ku gjysmës së tyre do t’i injektohet antivirusi, dhe gjysmës tjetër një kontrollues i vaksinës që mbron nga meningjiti dhe jo nga koronavirusi, ku asnjë nga të testuarit nuk do të dijë se çfarë vaksine do të marri.

“Personalisht kam shumë shpresë në këtë vaksinë”, deklaroi Sarah Gilbert, profesoresha e Oksfordit në krye të testimeve paraprake, që shton se “duhet ta testojmë dhe të marrim ende të dhënat nga njerëzit”.

Personi i parë që testoi vaksinën është, Elisa Granato, që pasi bëri vaksinën shpresëdhënëse dhe deklaroi se ishte vetë një shkencëtare, e se donte të mbështeste procesin kërkimor për sa të mundej.