Takeshi Kasai, drejtori i OBSH për rajonin e Paqësorit Perëndimor ka paraljamëruar sot se zbutja e shpejtë e masave të izolimit mund të sjellë një valë të re infektimesh.Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë paraljmëron se “një mënyrë e re jetese” është e nevojshme deri sa vaksina e koronavirusit të ri të jetë gati.

Kasai paraljmëroi kundër zbutjes së masave shtrënguese në vendet e dobëta dhe sugjeroi heqje graduale të kufuzimeve të distancimit social, për të mbajtur nën kontroll virusin.Duke folur në një konferencë shtypi, ai shtoi se asnjë vend nuk është i siguruar ndaj epidemisë, pasi një shpërthim i mundshëm Covid-19 është ende në qarkullim.Prandaj ai kërkoi që jeta e njerëzve dhe sistemet shëndetësore të përshtaten me pandeminë globale.

“Derisa të gjendet një vaksinë apo një kurë efektive, duhet që ky proces të bëhet normalja e re. Individët dhe shoqëria të jenë gati për një mënyrë të re jetese”, tha ai, duke shtuar se qeveritë që po përgatisin relaksimin e masave, duhet ta bëjnë këtë në disa faza dhe me kujdes në monitorimin e nivelit të infektimeve.Ekspertët thonë se do të duhen 12 deri në 18 muaj për krijimin dhe prodhimin masiv të një vaksine ndaj epidemisë.