Në javët e para të pandemisë, një nga treguesit më interesantë ishte diferenca gjinore e personave të prekur. Meshkujt dukeshin sikur kishin një predispozitë shumë më të lartë për t’u infektuar nga koronavirusi.
Por gjatë muajt prill gjërat kanë ndryshuar radikalisht, të paktën në vendin evropian më të go ditur në numrin e jetëve të humbura, Italinë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik italian, tashmë të infektuarit të gjinisë femërore përfaqësojnë 51.4% të totalit prej 193 mijë personash.
Virologët nuk janë ende të qartë të arsyeve konkrete të këtij kthimi, që mbetet pothuajse i pandryshuar nga periudha e parë e epidemisë italiane vetëm në bilancin e je tëve të humbura, ku meshkujt janë ende 63.3% më shumë.
Një nga faktorët sipas mjekëve është fakti se popullsia femërore është dominante në azilet e të moshuarve, që u go ditën shumë në pjesën e dytë të koronavirusit, dhe tashmë përbëjnë 44% të jetëve të humbura në prill.
Nuk mund të harrohet edhe kapitulli i personalit shëndetësor. Rreth 20 mijë “bluza të bardha” janë infektuar në vendin fqinj, ku 31% ishin mjekë, dhe të tjerët infermierë dhe personel ndihmës, ku gjinia femërore është sërish në mazhorancë.
Duke marrë parasysh këtë grup specifik, në linjë të parë në sfidën ndaj COVID-19, vlen të theksohet se, dje me vdèkjen e një mjeku 62-vjeçar në Bergamo, bëhen 150 víktimat italiane në radhët e personelit mjekësor.