Një kurë me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar mund të përdoret tek të infektuarit me koronavirus. Këtë ka treguar një mjek shqiptar nga Çikago i SHBA-ve, Mario Ademaj i cili thotë se ende nuk është në nivelin e një kure zytare por flitet se me plazëmën e gjakut të ish të infektuarit, qelizat e imunitetit që krijojnë memorie të virusit, mund të vrasin virusin tek pacienti i sëmurë. Kjo metodë thotë ai është provuar edhe në Kinë.
Për Ilva Now, mjeku Ademaj ka treguar:
Një nga trajtimet është nga plazma e gjakut të ish një të infektuari që ka përballuar virusin. Kur ai infektohet qelizat e imunitetit të këtij njeriu të shëruar krijojnë një memorie që e gjen sërish dhe mund të vrasi virusin. Pra ne marrim gjakun e ish të infektuarit e filtrojmë me plazmën dhe e injektojmë tek individët e sëmurë. Kjo në fakt filloi të praktikohej edhe në Kinë, vetëm pesë që ishin të shtruar me ventilator e morën këtë trajtim. Katër prej tyre e përballuan dhe shpëtuan. Shpresoj brenda dy muajsh ta kemi si opsion për trajtim.
Ndër medikamentet e tjera të përdorura ai tha se nuk ka një protokoll.
‘Por zakonisht tek ata me simptoma të dobëta, u themi të rrinë në shtëpi. Paracetamol për temperaturë të lartë.
Indivdët në spital me simptoma serioze po provojnë shumë ilace të ndryshme, anti viralë, medikamentet kundër malaries, reumatizmës e deri tek antibiotiku azitromicinë. Këto ilace janë në fazën e parë të studimit. Kam dëgjuar që vetë njerëzit kanë shkuar në farmaci duke blerë dhe kanë vdekur.Këto ilace kanë rrezikun e tyre, duhet dëgjuar vetëm mjeku’.