Por kujt ja atribuojnë shqiptarët meritën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Në sondazhin e zhvilluar nga Roberto Baldassari për Report Tv, 49% ja atribuojnë punës së qeverisë, 26% punës së të gjithëve përfshirë edhe Presidentin Meta, 17% punës së të dyve shumicë-opozitë, ndërsa vetëm 8% punës së opozitës.Pak javë më parë Shqipërisë iu hapën negociatat me BE-në. Por si e gjykojnë shqiptarët vendimin për hapjen e negociatave? 88% janë pro duke e cilësuar si vendim mjaft të mirë, 12% janë indiferentë, ndërsa asnjë nuk është kundër.