Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Dr. Pirro Prifti ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe si mund ta parandalojmë përhapjen e tij.
I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Prifti u shpreh se se testimet janë shumë të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ky lloj virusi deri diku është i ngjashëm me SARS, insistimi për të prodhuar një vaksinë të re mund të krijojë sërish problem, por besoj se nga shtatori mund të arrihet në një rezultat. Këto shpërthime virusale zakonisht janë sezonale, edhe ky virus pavarësisht se është eksportuar nga Kina nuk besoj se mund të zgjasë më shumë se 3 muaj.
Masat që janë marrë sipas rekomandimeve të OBSH kanë dhënë efektin e duhur.
Testimet mund të zënë vendin e parë tani që mund të bëhet edhe hapja e izolimit. Për këtë duhet shumë kujdes sepse mund të krijohet një infeksion i ri. Vetëm 2/3 e popullatës sipas shkencëtarëve mund të imunizohet”, sqaroi Prifti.
A na shpëtoi radioaktiviteti nga COVID-19?
Prifti: Ka një rrezatim diellor natyral dhe jonizues. Niveli i lartë i radioaktivitetit shkakton vdekjen e të gjithë gjallesave dhe jo vetëm të virusit. Në rrethinat e Çernobil ende nuk jeton njeri, radioaktiviteti ende është i lartë. Rrezet radioaktive zakonisht përdoren në mjekësi. Sot rrezet rentgen janë përdorur në komplikacionet respiratore me doza të vogla “let”. Përveç vitaminës C në Kinë janë përdorur edhe doza të ulëta të rentgen.
Çfarë lidhje ka 5G më shëndetin?
Prifti: Rrezatimi që lëshojnë këto valë janë të fuqishme, këto dëmtojnë imunitetin e njeriut dhe personat që punojnë nën efektin e këtyre valëve mund të sëmurën më shpejt nga virusi dhe kalojnë në një gjendje shumë të rëndë. Zona e tyre mund të shkojë deri në 1km dhe personat që punojnë afër rreth këtyre zonave kanë tendencën e uljes së imuniteti dhe janë rrezikohen shumë shpejt.