Pas dështimit të ilaçit kundër malarias, edhe shpresa e fundit për të trajtuar koronavirusin është zbuluar se nuk funksionon.
Remdesivir, një ilaç që mendohej të ishte një nga perspektivat më të mira për trajtimin e Covid-19, nuk arriti të jepte asnjë efekt mbi pacientët me koronavirus në provën e parë të plotë klinike.
Ilaçi i cili ka mungesa të theksuara në mbarë globin për shkak të entuziazmit që ka krijuar. Remdesiviri, i cili përdoret kundër Ebolës është një nga ilaçet që Donald Trump pretendoi se ishte “premtues”.
Në një provë standarde klinike, ku morën pjesë 237 pacientë, disa prej të cilëve morën remdesivir ndërsa të tjerët jo, ilaçi nuk dha efekt. Sikur të mos mjaftonte kjo, prova u ndalua herët për shkak të efekteve anësore.
Lajmet për dështimin e Remdesivirit u bë publik nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Ilaçi, i prodhuar nga kompania amerikane Gilead Sciences, është një antiviral që u lufton Ebolan, por që nuk arriti të tregojë përfitime në Afrikë.
Në garën për ilaçet që mund të funksionojnë kundër Covid-19, shumë mjekë u kanë dhënë Remdesivir pacientëve pa pasur prova, sidomos në Italinë fqinje. Për shkak të interesit për të, prova klinike më e madhe në botë e trajtimeve të mundshme për Covid-19 në Oxford nuk ka qenë në gjendje ta përfshijë remendisivirin, sepse studiuesit nuk mund të merrnin furnizime.
Galaad, megjithatë, pretendon se kishte ende shenja që ilaçi të ishin i dobishëm, ndoshta tek pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes.
Gjatë provës klinike, 158 pacientë u zgjodhën në mënyrë rastësore për t’u dhënë remdesivir, ndërsa 79 të tjerë u trajtuan në mënyrë standarde. Mjekët thonë se nuk kishte asnjë dallim midis dy grupeve në lidhje me kohën që iu desh për t’u rikuperuar. Pak më pak se 14% e atyre që ishin në remdesivir vdiqën, krahasuar me gati 13% të atyre që u trajtuan me antibiotikë të zakonshëm.
“Në këtë studim të pacientëve të rritur të shtruar në spital me simptoma të rënda të Covid-19, [i cili u ndërpre para kohe, remdesivir nuk shoqërohej me përfitime klinike ose virologjike”, thuhet në raportin në faqen e OBSH. “Remdesivir u ndalua pasin 11.6% e pacientëve e filluan të shfaqnin efekte anësore.”
Vetëm një javë më parë, studiuesit ishin të ngazëllyer nga rezultatet e një prove klinike të drejtuar nga Galaad tek 125 pacientë. Pothuajse të gjithë pacientërt u shëruan brenda një jave, duke ngritur dyshimin se kompania farmaceutike mund të ketë manipuluar provën klinike duke zgjedhur pacientë që kishin simptoma të lehta.
Remdesiviri është një nga pak ilaçet që janë mbështetur me entuziazëm nga mjekët dhe politikanët si trajtim i mundshëm për Covid-19. Ata kanë nxituar po ashtu për t’u dhënë pacientëve hidroksilkolinë, një version më pak toksik i klorikinës, ilaçit kundër malarias. Kjo ka çuar në mungesa për njerëzit që duhet ta marrin atë për lupus, një sëmundje që prek sistemin imunitar.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar pas provës klinike të remdesivirit për rreziqet e dhënies së ilaçeve të pa testuara për një sëmundje që është kaq e panjohur.