Një e moshuar e infektuar me koronavirus e shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” ka dalë nga intubimi. Ky është rasti i parë në vendin tonë ku një person i infektuar arrin që të dalë nga intubimi, pasi të tjerët që kanë qenë prekur dhe në këtë gjendje nuk kanë arritur që të fitojnë betejën. Specialistët janë ende të rezervuar për përmirësimin e gjendjes, ndërsa theksuan për Report Tv se nuk shprehen para kohe. Po sipas tyre, orët në vijim janë përcaktuese për gjendjen e së moshuarës.
Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë 9 pacientë të shtruar, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar, pasi e moshuara doli nga kjo gjendje. Sot u shënuan 8 raste të reja pozitiv me COVID-19 në Shqipëri mes të cilëve 2 janë pjesë e personelit mjekësor. Kukësi shtohet për herë të parë në hartën e të prekurve me COVID-19./shqiptarja