Asnjë viktimë, asnjë i prekur, por vetëm 32 raste të importuara me koronavirus.
Është ky bilanci i fundit që vjen nga Kina, i raportuar nga autoritetet shëndetësore,
Në total numri i të infektuarve është 81.740, i viktimave 3331, ndërsa 983 janë rastet e importuara në total.
Pikërisht sot Wuhan, qyteti prej nga nisi pandemia, ka hequr masat e fundit kufizuese.
Duke nisur nga mesnata me orën vendase, ose ora 18.00 me orën tonë, do të rinisin fluturimet, do mund të dilet me makinë, me kushtin e vetëm që njerëzit të gëzojnë shëndet dhe të mos kenë pasur kontakte me pacientë të infektuar.
Mirëpo masat e sigurisë dhe kontrollit do të mbeten të rrepta në pikat kufitare, për të shmangur importimin e rasteve të reja.