Fatos Lubonja në një lidhje live për News24 ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe sjelljen e kryeministrit Rama si dhe dergimin e 30 mjekëve në Itali.
Me anë të letrës që u ka drejtuar, Lubonja i fton italianët që të mendojnë më thellë demokratikisht për Shqipërinë dhe kryeministrin e saj që nga një anë jep 30 mjekë ndërsa nga ana tjetër lë shqiptarët në kufi me veprime që lënë shumë për të dëshiruar.
”Kjo është një letër që në thelbin e vetë kërkon të informimin e italianëve, miqve të mi italianë në kuptimin figurativ lidhur me faktin se në Itali pati një entuzizëm të madh sidomos nëpër media për gjestin e Ramës dhe qeverisë për 30 mjekët, që në një farë kuptimi është manipulim politik nga Shqipëria dhe Italia.
Pra ftoj italianët të mendojnë më thellë e të çmojnë ndihmat nga regjimet. Nëse kemi të bëjmë me një fisnikëri apo politikë që kërkon nëpërmjet këtyre akteve të legjitimohen në syrin e botës, qeverisë dhe opinionit publik italian për të sunduar më qetë dhe më rehat.
Duke parë gjendjen e Shqipërisë që s’mund të jesh fisnik me të huajt kur sillesh në mënyrë të atillë kur sillesh me ata 30 të famshmit dhe për ata që mbeten në kufij. Pra lenë shumë për të dëshiruar.
Në këto situata të jashtëzakonshme zhvillohen disa mekanizmi sundimi që nesër mund të na bëhen të zakonshme, pa parlament, me facebook, pa media të lirë. Pra në luftë duhet të jemi të bashkuar këto terma që unë prej kohësh nuk kam qenë dakord.
Por edhe mënyra dhe thirrjes ndaj popullit dhe falenderimit që po i bëhet popullit. E pashë edhe Boris Johnson si i drejtohet britanikëve kurse tek ne me atë shprehjen druri që të marrin vesh.
Në vende që kanë antikorpe demokratike më pak atëhere ka më shumë mundesi të ndodhë dhe i ftoj italianët të mendojnë.
Kjo nuk duhet t’i çojë tek regjimet autoritare si Kina, Kuba, Rusia që dhunojnë qytetarët e saj dhe kemi të bëjmë me këtë akt për sundim rehat në vendet e tyre. ”- tha Lubonja.
Gjithashtu sipas Lubonjës, kjo nuk është shenjë që Rama po tregohet demokratik pasi është i pashpresë në këtë drejtim.
Më tej analisti sqaron se që Shqipëria të dalë nga ky izolim më e shëndoshë demokratikisht duhet që qytetarët të jenë vetë pjesëmarrës në sakrificë për të respektuar jetën dhe jo me këtë metodë që të kenë frikë nga qeveria apo virusi.
”Nuk mjafton. Ishte nevojë praktike për t’u bërë karantinimi funksional. Ajo që ka munguar siç e thashë duhet ngjizur një kulturë e re ku qytetarët të behn pjesëmarrës në sakrificë me vullnetin e tyre dhe jo nga frika e qeverisë apo virusit, por dhe nga respekti për jetën. Nëse do ishte kjo qasje atëhere do dilnim më të shëndoshë demokratikisht. Nëse e kemi këtë kapo- tribu këtë që i them dhe italianëve, pra që kanë një përçmim për shqiptarë pasi një kapo i çoi edhe ata mjekët, si me Gaddafin që e lejuan të hapë tendë.
Pra nuk kanë ndjeshmëri demorkatike, duhet të kenë ndjeshmëri demokratike dhe jo t’ përdorin shqiptarët kur kanë nevojë dhe t’i përdorin edhe BE se ja si këta na ndihmuan dhe sa poshtë jeni ju. Pra gjithë kjo kulturë, gjuhë e dyfishtë, nuk ka ndryshuar kryeministri me lejen 1 orë e gjysëm apo. Është i pashpresë në këtë drejtim. Duhet një gjeneratë e re që nga fëmijët që mos nisen me kulturën e drurit të dalë nga xheneti por me dashuri.”- tha Lubonja.