Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama është turpi i Shqipërisë.
Ai thotë se është tradhëtar sepse nuk po i del zot shqiptarëve.
“Çfare eshte turp sot?
A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per biznesin?
A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per njerezit qe s’kane buke te hane?
A eshte turp qe te kerkosh te testohen mjeket, policet, njerezit ne vije te pare te ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetaret qe kane qene ne kontakt me persona bartes te virusit?
A eshte turp te kerkosh qe leket e 10 oligarkeve Rama t’ua jape qytetareve qe sot po vuajne per buken e gojes?
Turp dhe tradhti ndaj shqiptareve sot eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet.
Te besh politike nga mengjesi ne darke sot eshte te fshehesh deshtimin. Te sulmosh sot opoziten tregon se s’ke ndermend t’u dalesh zot shqiptareve, por te vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj per deshtimet e Rames, pervec atij vete!”, shkruan Paloka.