Lulzim Basha shpreh shqetësim për zgjerimin e hartës së të infektuarve me koronavirus, me rastet e reja në Kukës dhe Mallakastër, ku tha se vetëm sot u konfirmuan 6 raste të prekurish në radhët e personelit shëndetësor.
Sipas tij, kjo gjë sjell domosdoshmërinë e rritjes së testimit dhe ndryshimin e strategisë së testimit.
“Duke nisur me stafet mjekësore, punonjësit e vijës së parë, policinë, Forcat e Armatosura, administratën, por edhe atyre që konsiderohen vijë e parë si furnitorë, kamionistë, qytetarë në shërbim të tregtisë, në supermarkete tregje etj. Testimi do na japë shifra të sakta.
Nëse prekim vetëm sipërfaqen e problemit do e keni shumë të vështirë ta drejtojmë vendin drejt hapjes dhe ti japim fund hap pas hapi mbylljes së ekonomisë.
Është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan”, u shpreh Basha në një komunikim të mbrëmjes së sotme.
Basha tha se duhet së paku të shpërndahet ndihma e parë. Ai shtoi se masat mbështetëse ndaj biznesit duhen dhënë që të mos shkarkohen njerëz nga puna.