Tiranë, 20 Prill- “Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ka deklaruar se ditën e sotme ka nisur testimi i analizës serologjike në Shqipëri.

Manastirliu tha se analiza serologjike në Shqipëri është përfshirë në një studim për zhvillimin e anti-korpeve. Fillimisht ajo do të kryehet tek grupet e rrezikut si mjekët, infermierët dhe policët dhe më pas nëse do të validohet do të kryhet në të gjithë popullatën.

“Po ka filluar sot edhe një pjesë e mjekëve e kanë kryer sot, sepse janë qindra e mijëra testimeve që do të bëhen për mjekët, infermierët dhe policët. Analizën serologjike e kemi përfshirë në një studim për zhvillimin e antikorpeve. Ne duam të kemi sa më shumë teste të validuara dhe presim të validohen nga OBSH. Ne jemi shumë të fokusuar ta bëjmë këtë, do të shohim rezultatet dhe më pas do ta shtrijmë në popullatë. Nëse validohet si analizë do të mund ta kryejnë edhe qyetarët.
Presim të validohet që të ndërmarrim hapa të konsoliduar pë r testimin”, tha Manstirliu.

Analiza serologjike bëhet për të monitoruar nivelin e anti-trupave në organizëm. Nëpërmjet saj shihet nëse pacienti e ka kaluar ose jo sëmundjen si dhe nëse organizmi i tij ka formuar anti-turpa ndaj virusit