Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë një interviste për ‘Ilva Noë’ në Euroneës Albania ka bërë të ditur vendimin për shembjen e shkollës “Sami Frashëri”. Vendimi është marrë pasi grupi i vlerësimin të dëmit nga tërmeti i 26 nëntorit e ka shpallur ndërtesë të dëmtuar rëndë.

“Kemi marrë vendim për prishjen shkollës “Sami Frashëri” dhe për rindërtimin e saj. Kemi miratuar fondin e rindërtimit. Do të jetë një shkollë më e mirë dhe më e madhe. Brenda kësaj jave do të shembet godina dhe brenda 1-2 vit do të ketë shkollë të re”, deklaroi z. Mazniku duke shtuar se nxënësit do të rivendosen në objekte të tjera.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës foli më tej për procesin e vlerësimit përfundimtar të dëmit të shkaktuar nga tërmeti i vitit të kaluar, ku në kryeqytet ka pasur 17 mijë aplikime. Z. Mazniku u shpreh se, po bëhet vlerësimin në terren për çdo familje që ka kërkuar dëmshpërblim duke nënvizuar se procesi pritet të përfundojë brenda një muaji.

“Patëm 17 mijë familje që kanë aplikua dhe dosjet janë duke u vlerësuar një për një. Puna është ngadalësuar pak por po punojë me 27 grupe. Deri tani kemi një vlerësim prej mbi 5 mijë dosje. Brenda 3-4 javë do të dalim me koston ekzakte për çdo familje dhe dëmshpërblimin në varësi për dëmin që ka pasur’, deklaroi ai.