Vera do të kalohet në det! Është kjo sfida e qeverisë italiane. Ky fakt deklarohet nga nënsekretarja e Turizmit, Lorenza Bonaccorsi, në një intervistë për Rainews, ku njofton një plan strategjik për turizmin e afërt me masat e sigurisë dhe fashat alternative të destinacionit.
“Do të shkojmë në det këtë verë. Ne jemi duke punuar që të ndodhë një gjë e tillë. Jemi duke punuar nga pikëpamja e akteve administrative të nevojshme, duke pasur parasysh një seri rregulloresh të konsultuara me komitetin shkencor teknik, të cilat kanë parasysh mundësinë e një distancomi”, thotë Bonaccorsi.
Fjalë që kanë një peshë jo të parëndësishme në një klimë të emergjencës së koronavirusit, duke mos e fshehur faktin se turizmi italian është një nga sektorët me të shkatërruar nga kriza, shkruan noa.al.
Bonaccorsi më pas sqaroi se po studiohen masa për të lejuar zhvillimin e turizmit të afërt, i cili favorizon fshatrat në raport me zonat e mbushur me njerëz.
Ndër të tjera foli për një fazë të tretë, mbi të cilën tha se do të fillohet nga puna, duke punuar me marketingun dhe promovimin e gastronomisë dhe kulturës.