Ish kryetarja e Parlamenti dhe ish nënkryetare e PD ka uruar festën e Pashkëve, ndërsa nuk ka munguar të lëshojë dhe një mesazh të “koduar” për lidershipin e PD.

E përjashtuar nga politika aktive që në qershor të vitit 2017, kur Lulzim Basha në mënyrë të papritur e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, Topalli nuk ka rreshtur se kritikuari kreun demokrat.

Sipas Topallit ai po e vdes dita ditës PD-në dhe opozitën, e cila ka nevojë për një ringjallje të re.

Postimimi i Topallit:

Gezuar e per shume vjet Pashket!

Te dashur miq!

Kjo kohe qe po kalojme eshte nje test per njerezimin.

“ Sot, me shume se kurre kemi nevoje per Ringjallje!”

Simbolika e Pashkeve eshte unike!

Uroj shendet ne familjet tuaja.

Perzemersisht

Jozefina