Nga Mero Baze – Për një kohë të gjatë kritikët e Edi Ramës, kanë hyrë në spiralen e tij dhe në vend të jenë protagonistë të kritikës ndaj tij, duke e krahasuar me një opsion, qoftë ky I ri apo I vjetër, po së paku një opsion tjetër, përpiqen ta luftojnë atë duke e krahasuar Edi Ramën, po me Edi Ramën.

Së pari kjo ndjehet në betejën thuajse vulgare të kritikëve të mënyrës se si u menaxhua tërmeti I Nëntorit, dhe si po menaxhohet Pandemia.Në rastin e tërmetit, kishin rëndësi dy gjëra. E para të mos mbetej askush pa strehë ato ditë dhe e dyta të gjendeshin burime financiare për dëmet.Brenda dy tri ditësh shumica e të pastreve u strehuan në hotele luksoze për disa muaj dhe qeveria arriti të marrë një shifër që se besonte as vet, prej 1.15 miliardë euro në fondin e rindërtimit.

Beteja që i bëhej Edi Ramës ishte, se ata në hotel kishin problem, pleqtë ziheshin me njëri tjetrin, disa hotele nuk kishin ashensorin e mirë, ushqimi nuk u pëlqente të gjithëve, e broçkulla të tilla. Rama pastaj I teatralizonte dhe më keq, pasi gjente njërin që i kish humb gruaja një tjetër që I kish humb qeni dhe vazhdonte komedia.Pasi u gjetën paret, shumë më tepër se çfarë duhen në fakt, filloi beteja kundër Ramës. Jo po këto nuk janë të gjitha falas, disa janë kredi, ne do ti kthejmë ato një ditë, etj., broçkulla si këto.

Pra gjithë beteja kundër tij, bazohej tek ajo çfarë ai kishte arritur ai.

E njëjta gjë ndodhi me Pandeminë.Në fillim kërkohej me ngulm, si shpëtim nga qielli situata e gjendjes jashtzakonshme. Rama e vuri kur mendoi vet dhe natyrisht do ta heq kur mendon vet. E gjitha çfarë mbahet mend nga beteja është histeria e Berishës dhe kritikëve të tjerë, përse nuk e vendos gjendjen e jashtzakonshme dhe histeria e sotme përse nuk e heq.

Ndërkohë rezultat e menaxhimit të pandemisë, janë të prekshme. Shqipëria i ka shpëtuar destabilizimit nga pandemia, ka ruajtur kurbën e sheshtë, ka kaluar pikun me 26 të vdekur, aq sa Berisha I ka vrarë në një ditë në Gërdec, dhe situta për fat deri tani është normale brenda një situate pandemie.

Tani kritikat janë pse ka bërë kaq teste dhe jo aq teste, pse I ke blerë tamponënt me këtë çmim e jo me atë çmim, Tritani ka hall e laborotorëve të klienteve të tij privat që duan të bëjnë analiza, tjeri do analiza me skaner se ka një mik të tij që ka blerë aparatin, Berisha do vdekje me çdo kusht, dhe po numuron dhe bagëtitë e ngrodhura këto kohë, e prap si dalin shumë.

Si përfundim e gjitha çfarë do mbajmë mend nga pandemia është që Shqipëria ja hodhi paq, fal masave të qeverisë, por opozita kishte vrejtje për Edi Rmaën, se ai I merrte kur I donte qejfi masat dhe jo kur donte opozita

Po kaq banal është sot ballafaqimi I opozitës për renditjen e Shqipërisë në indeksin e lirisë së shtypit nga Reproterë pa kufijë. Shqipëria është në vendin e 84. Dy tre vjet më parë po nën “rregjimin” po të Edi Ramës ka qenë në vend të 76 dhe 75 pra nja tetë shkallë më mirë. Po aman nën Edi Ramën. Perceptimi negative I paketës antishpifje natyrisht ka bërë punën e vet.

Ama krahasimi real që duhet të bëj opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013 kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75 pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krhasoj veten me Edi Ramën duhet ti thotë faleminderit që e përmirosve Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lamë në vendin 84.

Por ata kanë qejf ta krahsojnë Edi Rmaën me Edi Ramën, si në çdo punë tjetër.

Po e keni kështu mirë e keni vazhdoni. Mund të rrini gjithë jetën në opozitë, duke krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën. Do argëtoni njerëzit. Puna është ta krahasoni me veten dhe të duken më të mirë, se Edi Rama, se po e latë në dorë të tij ai këtë zanat ka. Mund tu mbajë me shpresa gjithë jetën, herë duke u ngrohur, e herë duke u ftohur.