Ministeriali i NATO-s mes ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare është mbledhur sot online, por sekret, lidhur me situatën ndaj COVID-19.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi se NATO i është përgjigjur situatës emergjente dhe thirrjeve për ndihmë me 100 misione humanitare që përfshijnë rikonstruktimin e 25 fushave në spitale, 25 mijë shtretërve spitalorë dhe 4 mijë profesionistë mjekësorë.
Po ashtu Stoltenberg ka bërë me dije se ministrat e Mbrojtjes kanë rënë dakord për një përditësim të rekomandimeve bazë dhe tashmë thotë ai NATO duhet të mendojë për të ardhmen.