23 Prill, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për ardhjen në jetë të Joelit në Spitalin e Krujës duke garantuar se po vijon pa ndërprerje shpërndarja e bonusit të bebit për të gjithë të porsalindurit. Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.
Manastirliu shkruan se pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhemi, ekipet mjekësore në maternitete dhe spitale në të gjithë vendin kanë vazhduar punën pa u ndalur.
“Joeli ka ardhur në jetë pak orë më parë në spitalin e #Krujës, ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me #COVID19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment??
Faleminderit dr. Faik Bardhi, dr. Rovena Tali, infermieret Lina Bega, Denisa Vathi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Krujës për punën e palodhur!
? Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes?
#FëmijëtJanëMrekulli ?”, shkruan Manastirliu.
Bonusi i bebes vazhdon të shpërndahet për fëmijët e sapolindur në të gjitha spitalet. Për tremujorin e parë të 2020 kanë përfituar bonusin 8285 të porsalindur. Prej të cilave 5126 në spitalet publike dhe 3159 në spitale private dhe jashtë vendit 3159.