Kriza e koronavirusit shkaktoi shqetësim në një familje australiane, por lajmi i mirë erdhi pak ditë më vonë.

Babai i një fëmije fitoi 4.8 milionë dollarë në lotari vetëm disa javë pasi humbi punën e tij nga situata e shkaktuar nga Covid-19.

Burri nga Adelaide ishte pjesë e disa punëtorëve të bizneseve në Australi, të cilët u detyruan të mbyllen për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Por pasuria e tij ndryshoi gjatë fundjavës së Pashkëve kur fitoi shumën marramendëse në lotarinë “Set for Life”. Shifra e fituar është e barabartë me 20 vite pune, ku çdo muaj do të fitonte 20 mijë dollarë.

Fituesi, rreth 20 vjeç tha se do të përdorte paratë për ti dhuruar familjes një shtëpi.

“Unë kontrollova llogarinë time online dhe zbulova se kisha fituar. Zgjova gruan për ti treguar dhe ajo filloi të bërtiste. Ishte e pabesueshme. Kontrollova llogarinë time disa herë për të kuptuar nëse ishte e vërtetë… Në fakt ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë. Së fundmi, humba punën time nga koronavirusi dhe çmimi më çliroi totalisht. Isha shumë i stresuar, por tani jam shumë i lumtur”, tha ai.

Ky ishte personi i tetë që fiton çmimin e madh të lotarisë për vitin 2020.