Ka ardhur në jetë fëmija i dytë i 71-vjeçarit Richard Gere dhe 37-vjeçares Alejandra Silva. Sipas revistës spanjolle “Hola!”, dyshja është bërë me djalë.
Zëra se çifti ishte në pritje të një tjetër fëmije nisën nëntorin e vitit të shkuar, por asnjëherë nuk pati një konfirmim zyrtar. Alejandra dhe Richard u martuan në prill të 2018-s dhe në gushtin e po të njëjtit vit lajmëruan se Silva ishte shtatzënë.

Alejandra dhe Richard, u takuan në vitin 2014 dhe u bënë prindër për herë të parë me djalin Aleksandër në shkurt 2019.

Përpara lindjes, Richard tha se nuk ishte aspak i shqetësuar që po bëhej një prind “i moshuar”. Aktori nga martesa e mëparshme ka edhe një djalë 20-vjeçar Homer me ish-gruan Carey Lowell.