Përveç faktit që deri më tani Shijaku nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus, qyteti i vogël u është gëzuar gjatë këtyre 5 javëve izolim edhe foshnjave që kanë ardhur në jetë.
14 bebe të porsalindura janë regjistruar nga 10 marsi deri më tani në Gjendjen Civile të Shijakut, nga të cilat 7 prej tyre kanë lindur jashtë Shqipërisë.
Ndërsa njerëzit janë ende të tronditur nga koronavirusi dhe vuajnë kufizimet e ndërmarra në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, bebet e ardhura në jetë gjatë kësaj periudhe janë një sinjal shprese dhe triumfi të jetës mbi vdekjen.
Këtë lajm të mirë nuk ka harruar ta përmendë në një postim të tij, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana i cili shkruan ndër të tjera: “Këto filiza të rinj jete janë forca e së ardhmes, një të ardhme pa izolim, pa koronavirus, e bukur dhe shpresëdhënëse. Jetë të gjatë fëmijëve! Dhe ju prindër uroj ta shijoni sa më shumë prindërimin!”
Postimi i plotë: