Përmes një fotoje të ëmbël, teksa mban në krahë djalin Kren dhe vajzën e saj Nalta, Ministrja Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarëve Pashkën.

“Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet”, e nis Ministrja urimin e saj në rrjetin social facebook, duke iu referuar situatës së pandemisë së koronavirusit, ku miliona besimtarë në mbarë botën, ashtu si dhe në vendin tonë, nuk kanë shkuar dot në kisha, por e kanë festuar Pashkën me familjarët në shtëpitë e tyre.

“Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar!”- shkruan ministrja në përmbyllje të urimit të saj.

STATUSI I PLOTË:

Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk thyhet edhe nga drita më e zbehtë, nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar! ?